TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Nëntor 2023, 15:17

Institucionet arsimore jashtë kontrollit, policia zbulon 45 kopshte private pa licencë

Shkruar nga Pamfleti

Institucionet arsimore jashtë kontrollit, policia zbulon 45 kopshte private

U desh të ndodhte ngjarja e rëndë e dhunës ndaj një 3-vjeçareje që shteti të vihet në lëvizje për kopshtet dhe çerdhet pa licencë.

Pas ngjarjes së rëndë, nisi një kontroll në vend dhe sipas informacioneve, policia ka zbuluar 45 kopshte pa licencë.

37 prej këtyre kopshteve janë vetëm në Tiranë, tre në Lezhë, katër në Durrës dhe 1 në Gjirokastër. Këto kopshte rezultojë se nuk kanë aplikuar për licencë pranë ministrisë së Arsimit, apo që dhe iu është refuzuar, për mos plotësim të kritereve apo dokumentacionit.

Aksioni i task forcës së përbashkët të Ministrisë së Arsimit dhe policisë së shtetit pritet të zgjatë edhe në ditët në vijim. Policia e shtetit prite të dërgojë akuzat ndaj poseduesve, për disa vepra penale, kryesisht të fshehjes së të ardhurave dhe mos pagimit të taksave dhe tatimeve.

Krahas përgjegjësisë penale, ndaj këtyre subjekteve janë aplikuar dhe gjoba nga 500 mijë deri në 1 milionë Lekë të reja, si dhe ndërprerje e menjëhershme e veprimtarisë arsimore.

Lini një Përgjigje