Babloku e bëri marrëveshjen pa përfillur Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë dhe NATO-n, megjithëse sipas paktit partnerial të sigurisë me të, objektet ushtarake janë juridiksion i NATO-s, ndalohen kategorikisht të përdoren për shërbime civile, siç u ndaluan të përdoreshin si qendra avakuimi pas tërmetit e përmbytjeve në Lezhë...
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Arben Kingji, është thirrur nga zyra e NATO në Shqipëri, për të dhënë informacion, nëse ka dijeni e ndërveprime zyrtare me kryeministrin Edi Rama apo me ministrin Niko Peleshi, për kalimin e Bazës Ushtarake Detare të Shëngjinit dhe Bazës Ushtarake Ajrore të Gjadrit, në juridiksion ushtarak e shërbimesh migratore civile të Qeverisë Italiane.
Sipas informacionit që ka siguruar “Pamfleti”, krye ushtaraku shqiptar, i ka bërë të ditur Zyrës së NATO-s në Tiranë, se nuk ka pasur dijeni për këtë marrëveshje të kryeministrit Edi Rama me qeverinë italiane, në lidhje me dhënien dhe përdorimin e këtyre dy bazave për kampe refugjatësh.
Po sipas informacionit, do kërkohet sqarime dhe nga ministri Niko Peleshi e kryeministri Edi Rama, sepse bazat ushtarake të Shëngjinit e Gjadrit, janë në juridiksion partnerial territorial të NATO-s, dhe çdo marrëveshje për përdorim civil të tyre, qoftë edhe nga shteti shqiptar, mund të bëhet vetëm më vendim të Këshillit të NATO-s.
Ndërsa kryeministri Edi Rama ia premtoi kryeministres italiane Giorgia Meloni, për qendra grumbullimi refugjatësh, duke e ditur që janë juridiksion i NATO-s dhe pa përfillur drejtuesit e saj, sikur bazat ushtarake të jenë toka civile që Babloku ua jep oligarkëve për kulla e resorte.
Në rastin konkret, me marrëveshjen private që bëri me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, kryeministri Edi Rama shkeli marrëveshjen partneriale të sigurisë që ka bërë me NATO-n, sipas të cilës Baza Portuale Detare Shëngjin dhe Baza Ushtarake Ajrore Gjadër janë në juridiksion territorial të saj.
Sipas marrëveshjes partneriale të sigurisë, që shteti, qeveria e ushtria shqiptare kanë bërë me Këshillin e NATO-s, objektet ushtarake që janë në juridiksion të saj, ndalohen kategorikisht të përdoren për shërbime civile.
Përveç rasteve kur këtë e aprovon Këshilli i NATO-për raste emergjencash jo me tepër se 72 orës, por vetëm për shërbime të përafërta me misionet ushtarake madje nuk pranoi, që Baza Shëngjinit dhe Baza e Gjadrit, të përdoreshin për qendra evakuimi banorësh pas tërmetit e përmbytjeve në Lezhë.
Ndërsa Babloku, ia ka premtuar kryeministres italiane për kampe refugjatësh, madje shoqëruar edhe me forca policore e ushtarake italiane, kur Neni 12 i Kushtetutës së Shqipërisë, thotë: - Asnjë forcë e huaj ushtarake nuk mund të vendoset dhe as të kalojë në territorin shqiptar, pa miratim ligjor paraprak nga parlamenti me 94 vota./Pamfleti
Lini një Përgjigje