TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Dhjetor 2023, 13:59

Inceneratorët, Artan Hoxha: Kur nuk e dinë Padishau dhe Lali kush u ka ngrënë dardha pas shpine, nga ta dijë Mërtiri!

Shkruar nga Pamfleti
Inceneratorët, Artan Hoxha: Kur nuk e dinë Padishau dhe Lali kush u ka
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas intervistës së Mirel Mërtirit, një nga arkitektët e skandalit të inceneratorëve.

Mërtiri mohoi çdo akuza, madje për të larë veten mohoi se kishte dijeni për shumë fakte të aferës së djegësve.

Duke marrë shkas nga kjo intervistë, Hoxha ka bërë në profilin e tij në Facebook një koment ironik.

Gazetari shkruan se kur nuk di gjë Padishau dhe Lali, duke iu referuar kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj se kush i ka ngrënë dardha pas shpinës së tyre si mund ta dijë Mërtiri që ishte drejtor i inceneratorëve.

Kur nuk di gjë Padishau dhe Lali, kush i ka ngrënë dardhat dhe fiqtë pas shpinës së tyre, nga dreqin ta merrte vesh Mireli, që fundja një copë drejtor projektesh paska qenë në kompaninë e inceneratorëve …”-shkruan Hoxha.

Mërtiri, një prej kokave të aferës së inceneratorëve ka dalë dje në media duke tentuar të nxjerrë veten të larë nga ky skandal. 

Një emër tjetër që Mërtiri tentoi të nxjerrë të larë është Erion Veliaj. Ai refuzoi t’u përgjigjet pyetje për njohje me Veliajn. Ai pranoi se disa firmave që po ndërtojnë kulla, ka qenë ai që i ka përjashtuar nga tarifa për dherat duke nxjerr të larë bashkinë.

“A mund të mbani fjalën. Sepse kjo që po bëni ju nuk është korrekte të bësh naivin. Unë nuk bëj pyetje mbi pyetje dhe nuk flas për emra konkretë. Nëse doni të flisni me kryetarin e Bashkisë thirreni në komisione. A e ndjek dhe e ke takuar? More përgjigje për kopshtin që tani kërkon këtë përgjigje?”, tha ai.

Gjatë gjithë kohës, Mirel Mërtiri tentoi të tregojë se nuk është ai pronari i inceneratorëve.

inceneratorët artan hoxha

Lini një Përgjigje