TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Dhjetor 2023, 13:46

Analisti: Berisha e ka lakun në fyt, tani po viktimizohet

Shkruar nga Pamfleti
Analisti: Berisha e ka lakun në fyt, tani po viktimizohet
Edmond Spaho, Monika Kryemadhi dhe Berisha

Analisti Arben Meçe thotë se ish kryeministri Sali Berisha e ka lakun në fyt dhe shpëtimin e tij, e sheh te konflikti, të cilën e përdor si strategji.

Meçe u shpreh se Berisha, me protestën që zhvilloi para Kryesisë së Kuvendit, teksa zhvillohej mbledhja e Komisionit të Mandateve, ku diskutohej për heqjen e imunitetit të tij, tregoi se nuk ka përkrahje.

“Nuk është e vërtetë që Berisha ka ndryshuar mendje, do ta shihni. Berisha asnjëherë nuk ndërron mendje, e ka të qartë ku shkon, në planin taktik ndryshon qëndrimin e vet, bëhet agresiv, por edhe konfliktual. Në strategji, Berisha shpëtimin e vet e sheh te konflikti. Mos shih çfarë thotë, por ku po e përgatit konfliktin. Nuk ka për ta kuptuar që ajo protestë e djeshme, tregoi që është cub  pa përkrahje. Qoftë amerikaneët, qoftë Rama kanë lexuar që është person në zhdukje, specie në zhdukje, kjo zhdukje duhet të ndodhë. Berisha ka uzurpuar opozitën, vendi sot është në krizë. Shqipëria do të shpëtojë kur Berisha të largohet nga politika. Dimensonet e dëmit të Berishës janë edhe përtej Shqipërisë, të gjithë do të shpëtojnë, do të hapet rruga për një opozitë të konsoliduar. Kushdo që e kupton situatën, e kupton se Beirsha është një person që duhet të zhduket, për t’i dhënë jetë opozitës shqiptare, e ka bllokuar opozitën shqiptare.

Sado të mbledhë Berisha, është e lexuar që Berisha nuk ka përkrahje. Berisha, edhe nga përkrahësit, po lexohet që jo vetëm do dënohet, por do shkojë në qelinë e vet. Berisha, për veten e tij, është i gatshëm të shtojë shamitë e zeza. Berisha mund t’i shmangte të gjitha këto në momentin kur prokuroria i kërkoi të paraqitej dhe të pyetej. Berisha nuk ka dashur këtë. Berisha do të bëjë viktimën.", tha analisti në një intervistë për “Tirana Live”.

berisha spak

Lini një Përgjigje