TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Tetor 2024, 22:40

Imami Balliu: Erdogani e bëri dhuratë xhaminë e Namazgjasë, ajo duhet të menaxhohet nga KMSH

Shkruar nga Pamfleti

Imami Balliu: Erdogani e bëri dhuratë xhaminë e Namazgjasë,

Dorian Balliu, hoxhë në xhaminë “Sulejman Pashë Vërlaci” në Elbasan, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” u shpreh se xhamia e Namazgjasë është dhuratë nga Erdogani, por duhet të menaxhohet nga Komuniteti Mysliman Shqiptar.

Balliu tha se myslimanët shqiptarë pësuan fatin e Kishës Katolike dhe Ortodokse teksa shtoi se KMSH duhet t’u kthehet prapë shqiptarëve.

“Unë thashë që Erdogani bëri dhuratë një xhami, Zoti ia shpërbleftë. Duhet të jetë pjesë e menaxhueshme nga KMSH. Nuk e gjejnë gjuhën e përbashkët sepse janë konflikte jashtë territorial.

Kjo marrëveshje që ka bërë shteti shqiptar dhe turk, për ta menaxhuar përmes një fondacioni është zgjidhje e duhur dhe e vetmja për ta zgjidhur.

Dua që xhamia të jetë e shqiptarëve, t’u shërbejë brezave, njerëzve. Erdogan është mik i Shqipërisë dhe shqiptarëve, i do shumë shqiptarët.

Fatin e Kishës Katolike dhe Ortodokse e pësuan edhe myslimanët në Shqipëri, me ndërhyrjen e këtij grupimi. KMSH duhet t’u kthehet prapë shqiptarëve!”, tha Balliu.

 

erdogani kmsh xhamia dhurate menaxhim

Lini një Përgjigje