Eridana Çano ka mbajtur postin e drejtoreshës së Agjencisë së Bashkëqeverisjes, një mekanizëm propagande i sajuar nga Edi Rama pasi fitoi mandatin e dytë në 2017 e që më pas u sanksionua me ligj të posaçëm. Më herët ka qenë drejtoreshë kabineti e Ministrit të Pushtetit Vendor në mandatin e parë të Ramës.
Dora e zgjatur e Ilir Beqajt dhe Mirela Kumbaros në fondet e agjencisë SASPAC (Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës) të BE i ka shkaktuar telashe qeverisë, por kjo nuk e ka penguar Ramën të gjejë emrat e tjerë të për ti zëvendësuar ata.
Pasi ish ministrit Ilir Beqaj iu vunë prangat nga SPAK, në krye të agjencisë SASPAC, është zyrtarizuar Eridana Çano.
Pasi “sistemoi” kunatën e saj, Lorena Goxhobelli, në krye të Kadastrës, Çano ka marrë prej Ramës firmën për të drejtuar agjencinë famëkeqe të krijuar enkas për Ilir Beqajn e ku ish-ministri përfundoi më pas në burg për shkak të abuzimit me fondet e BE.
Më 29 korrik 2024, Rama shkarkoi Jona Sulin vetëm 7 muaj pasi ajo u emëruar në atë agjenci si dora e zgjatur e Ilir Beqajt e Mirela Kumbaros.
Bashkë me shkarkimin e saj u hap edhe shpallja për drejtuesin e ri të SASPAC. Njësoj si me të gjitha konkurset e Rilindjes, edhe ky ishte i radhës në serinë e shumë konkurseve të tjera fasadë me fitues të paracaktuar.
Eridana Çano ka mbajtur postin e drejtoreshës së Agjencisë së Bashkëqeverisjes, një mekanizëm propagande i sajuar nga Edi Rama pasi fitoi mandatin e dytë në 2017 e që më pas u sanksionua me ligj të posaçëm. Më herët ka qenë drejtoreshë kabineti e Ministrit të Pushtetit Vendor në mandatin e parë të Ramës. Prezantimi i saj në institucion pritet të bëhet gjatë kësaj jave.
SASPAC u krijua në vitin 2021 si një ministri gjigante që menaxhonte ndihmën e huaj për Shqipërinë, programe miliona euro të BE-së dhe donatorëve të tjerë.
Njësoj si tek Ministria e Shëndetësisë, edhe në këtë agjenci Ilir Beqja bëri atë që ka bërë gjithmonë sa herë ka pasur dicka në dorë; futi duart në fondet që Bashkimi Europian jep për Shqipërinë. Përveçse rikonfirmoi edhe njëherë aksiomën e vjetër se vesi del me shpirtin, rrëzoi përfundimisht edhe teorinë idiote të Edi Ramës se nuk ka hajdutë dy metër të gjatë.
Arrestimi i Beqajt nga SPAK për fondet e BE
Ish-ministri Ilir Beqaj u la me masë sigurimi arrest në burg nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila nuk pranoi garancinë pasurore prej 50 milionë lekësh për zbutje të masave të sigurisë.
Beqaj u ndalua më 4 korrik 2024 me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, SPAK për veprat penale të korrupsionit, shkelje të barazisë në tenderë dhe fshehje apo mosdeklarim të pasurisë apo interesave private – akuza që lidhen me disa procedura prokurimi të kryera nga Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), të cilën ai e drejtoi që nga themelimi.
Detyra e kësaj agjencie ishte menaxhimi më me efikasitet i fondeve të Bashkimit Evropian, që dyshohet se përfunduan në xhepat e Beqajt dhe bashkëpunëtorëve të tij. Apeli la në qeli dhe bashkëpunëtorin e ish-ministrit, Ermal Kurtulajn, i cili mbante pozicionin e koordinatorit të programit ‘EUSAIR Facility Point' të financuar nga Bashkimi Evropian.
Të akuzuarit e tjerë në këtë dosje, Alfred Nikolla, Elton Marini, Bledar Leka, Bjona Ziaj dhe Gazmend Haxhia u lanë me masat e sigurimit arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje siç ishte caktuar edhe nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë.
Lini një Përgjigje