TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Gusht 2024, 07:20

Temperatura deri në 39 gradë celcius, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shkruar nga Pamfleti

Temperatura deri në 39 gradë celcius, njihuni me parashikimin e motit

Sot në vendin tonë pritet devijim i valëvë të nxehtit Afrikan duke sjellë edhe freskim të lehtë të motit, megjithatë orët e paradites do te mbizotërohen nga moti i kthjellët ndërsa pas mesditës dhe në vijim do të ketë prezencë të vranësirave në të gjithë territorin e vendit ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore duke rrezikuar rrebeshe shiu në veri të vendit.

Temperaturat e ajrit do të do të rriten lehtë në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 39°C vlera më e lartë për-gjatë Ultësirës Perëndimore.

Era do të fryjë mesatare dhe herë pas here e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Lini një Përgjigje