
Eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa teksa analizoi atentatin e ndodhur në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos Mustafa Sheqeri, deklaroi se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë duhet të zgjidhet nga Parlamenti.
Softa tha se drejtori i Përgjithshëm i Policisë duhet të ngrihet në nivelin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Avokatit të Popullit.
Ai shtoi gjithashtu se në Shqipëri duhet të vendoset edhe Xhandarmëria, e cila do të funksionojë krahas Policisë së Shtetit.
“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë duhet të marrë votat në Parlament, të arrijë në nivelin e Prokurorit të Përgjithshëm, të Avokatit të Popullit dhe disa nivele të tjera, sepse është më mirë. Strategjia në luftën kundër krimit i takon të gjitha palëve, spektrit politik. Shumë vende të BE-së, trafikun e brendshëm e kanë Policia Bashkiake.
E liron Policinë e Shtetit nga kjo punë. Nëse Policinë e kemi lodhur dhe tejlodhur, sepse ata janë heronj për këtë punë… Nëse kjo nuk mund të rrisë numrin e numrit të punonjësve të Policisë, atëherë të shkojmë prap te një model europian, të kalojmë të Xhandarmëria.
Nga Ministria e Brendshme të varet Policia dhe nga Ministria e Mbrojtjes të varet Xhandarmëria. Njëra është jetë kazerme, tjetra është më civile. E kanë gjithë vendet e BE-së”, tha mes të tjerash Softa.
Xhandarmeria mese e domosdoshme per situaten ne Albanistan, por akoma me rendesishme eshte qe drejtori i policise te zgjidhet nga parlamenti kjo do ta bente funksionin e drejtorit te policise se shtetit me pak te varur nga kryeministri - ne kete raste E Rama i cili si kryeminister me qendrimet e tije korruptive e ka shkaterruar policine e shtetit. Edhe F Nanon kur ishte kryeminister e shkaterroi e degjeneroj policine e shtetit.