TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Korrik 2025, 11:57

Krimi makabër në Pogradec, mbërrin në Gjykatën e Korçës autori i vrasjes së 52-vjeçares

Shkruar nga Pamfleti

Krimi makabër në Pogradec, mbërrin në Gjykatën e

Autori i vrasjes së 52-vjeçares Kozeta Teço në Pogradec, ka mbërritur në Gjyaktën e Korçës nën masa të rrepta sigurie. 

31-vjeçari Ilirjan Selmani do të dalë para togave të zeza për masën e sigurisë, e caktuar të zhvillohet në orën 12:00.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 28 korrik, ku Teço u vra në apartamentin e saj dhe më pas për të fshirë gjurmët e krimit, banesës i është vënë zjarri.

Fillimisht, policia njoftoi se Kozeta Teço u gjet pajetë në apartamentin ku jetonte e vetme  si pasojë e asfiksisë nga tymi.

Por ngjarja mori një rrjedhë tjetër pasi burime nga grupi hetimor i thanë Abc Neës se dyshonin  për një ngjarje kriminale.

Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës, ekspertët mjeko ligjorë konstatuan shenja mbytjeje dhe dëmtime me mjete prerëse.

Policia dyshoi për 31-vjeçarin Ilirjan Selman inga Pogradeci, cili ka patur lidhje intime me viktimën. Ai nuk e ka pranuar krimin.

 

Lini një Përgjigje