Kreu i SPAK, Altin Dumani në një takim me gazetarët foli lidhur vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për për ndalimin e sekuestrimit të celularëve pa vendim gjykate. Vendim ky i marrë pas rastit të Onedida Ymeri.
Lidhur me këtë vendim, Dumani tha se nuk ka komente, duke theksuar se SPAK është i detyruar të zbatojë.
“Nuk komentojmë, jemi të detyruar ti zbatojmë”, tha shkurt Dumani.
Në praktikat e deritanishme, oficerët e SPAK apo edhe prokurorët e zakonshëm, sekuestronin celularët e personave nën hetim ose jo, dhe i hapnin e i kontrollonin të gjitha të dhënat, pa asnjë kufizim.
Kjo nuk do të ndodhë më, sipas Gjykatës Kushtetuese.
Edhe kur oficerët apo prokurorët në kushte flagrance apo urgjence sekuestrojnë një aparat celular, nuk duhet ta hapin atë, por duhet ta vulosin dhe të shkojnë përpara gjykatës.
Lini një Përgjigje