
Prokuroria e Përgjithshme ka sqaruar me detaje polemikën e lindur lidhur me pjesëmarrjen e saj në grupin e punës për hartimin e draftit të Kodit Penal.
Sipas një reagimi të bërë për Euroneës Albania, organi i akzuës sqaron se Ministria e Drejtësisë i ka kërkuar në janar të vitit 2023 një përfaqësues për të marrë pjesë në grupin e punës për Kodin e Ri Penal.
Sipas Prokurorisë së Përgjithshme ky përfaqësueses mori pjesë vetëm në fazën fillestare të diskutimeve mbi pjesën e përgjithshme të draftit, të përgatitur më parë nga grupi i ekspertëve.
“Në maj të po këtij viti, Sekretariati Teknik i Ministrisë së Drejtësisë nisi për konsultim pjesën e përgjithshme të draftit, por Prokuroria nuk dha mendime zyrtare, duke argumentuar kohën e shkurtër në dispozicion dhe arsye të tjera të bërë publike kohët e fundit”, sqaron prokuroria.
Përfaqësuesi i Prokurorisë që mori pjesë në konsultime ishte në detyrë deri në tetor 2023. Që prej asaj date, Prokuroria nuk ka pasur asnjë përfaqësues në grupin e punës dhe nuk ka dhënë asnjë kontribut apo dakordësi për versionin përfundimtar të draftit, sqaron organi i akuzës.
Reagimi i prokurorisë erdhi në mbështetje të deklaratës së Kryeprokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, i cili deklaroi të mërkurën se institucioni që ai drejton nuk ka qenë pjesë e diskutimeve për hartimin e kodit të ri penal.
Lini një Përgjigje