TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Mars 2025, 18:58

I dhanë celular për të folur, SPAK merr nën hetim policët e burgjeve që shoqëruan Veliajn në Apelin e GJKKO

Shkruar nga Pamfleti

I dhanë celular për të folur, SPAK merr nën hetim

SPAK ka marrë nën hetim policët e burgjeve që transferuan kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nga Durrësi në apelin e GJKKO

Sipas hetimeve që ka bërë SPAK, rezulton se Veliaj ka përdorur telefonin e njërit prej policëve për të bërë telefonata. Një gjë e tillë është e ndaluar.

Mësohet se gjatë marrjeve në pyetje, oficeri i burgjeve ka pranuar një gjë të tillë dhe ka deklaruar se e kishte bërë nga frika.

Erion Veliaj është arrestuar në akuzën e korrupsionit dhe fshehjes së pasurisë. Ai ankimoi në Apel masën e sigurisë, por edhe aty u rrëzua. SPAK paraqiti prova të reja, ku kishte përgjuar bisedat e Veliajt me familjarët. Ndërkohë dje u bë me dije se janë sekuestruar kamerat e sigurisë në paraburgimin e Durrësit dhe regjistri i takimeve.

Lini një Përgjigje