TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Dhjetor 2023, 10:12

I dha të afërmit tenderin 3 mln euro, dënohet me 3 vite burg Lefter Alla

Shkruar nga Pamfleti

I dha të afërmit tenderin 3 mln euro, dënohet me 3 vite burg

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 3 vite burg ish-kryetarin e Bashkisë së Bulqizës Lefter Alla.

GJKKO ka dënuar me burg gjithashtu edhe 8 ish-zyrtarët e tjerë të kësaj bashkie.

Ata u gjetën fajtorë nga Gjykata e Posaçme, për akuzat e shpërdorimit të detyrës, shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikimit.

Alla u dënua me 3 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar përfundimisht do të vuajë 2 vite heqje lirie.

Kujtojmë se Lefter Alla, u arrestua më 15 mars 2023 bashkë me 12 persona të tjerë, 7 prej tyre zyrtarë të bashkisë për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre mbi dyshimet e abuzimit në një tender me vlerë 3 milionë euro.

Ai akuzohet se bashkëpunim me ish-zyrtarët e tjerë favorizoi dy kompani gjatë procedurës së prokurimit publik me qëllim që më pas punimet për ujësjellësin t’i kryejë kompania ‘OE 2AF Albania shpk’, e cila është në administrimin e të afërmit të Allës, Aqif Konesha. Kompanitë që dolën fituese të tenderit ishin ‘BOE Egland shpk’ dhe ‘BE-IS shpk’.

gjkko lefter alla

Lini një Përgjigje