TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Shkurt 2026, 22:09

Hyri në lumë për të ndihmuar RENEA-n, i riu braktiset në kanionet e Osumit

Shkruar nga Pamfleti
Hyri në lumë për të ndihmuar RENEA-n, i riu braktiset
Kanionet e Osumit

Një 22-vjeçar nga Berati, Xhuljano Kaloti, ka mbetur i bllokuar në ujërat e lumit Osum prej mesditës së sotme, ndërsa ishte përfshirë në ndihmë të forcave RENEA për kërkimin e 42-vjeçarit Ilir Kurti.

Sipas informacioneve nga banorë të zonës së Skraparit, incidenti ka ndodhur gjatë operacioneve të kërkimit në Kanionet e Osumit për gjetjen e trupit të Ilir Kurtit, i cili dyshohet se u hodh në lumë mbrëmjen e 19 shkurtit.

Burime nga terreni bëjnë me dije se gjatë lundrimit me kanoe, njëra prej gomoneve është përmbysur për shkak të rrjedhës së fortë të ujit. Si pasojë, Xhuljano Kaloti ka mbetur i bllokuar mes shkëmbinjve në zonën e njohur si “Ngushtica e tretë”, pranë hyrjes së një shpelle.

I riu vijon prej orësh të qëndrojë në ujë, ndërsa përpjekjet për nxjerrjen e tij kanë hasur vështirësi. Sipas të njëjtave burime, është kërkuar ndërhyrja e helikopterëve për ta tërhequr me litar nga ajri, por deri më tani nuk raportohet për ndërhyrje nga ajri në zonë.

Temperaturat e ulëta dhe uji i akullt në kanione paraqesin rrezik serioz për jetën e 22-vjeçarit, i cili kishte hyrë në operacion për të ndihmuar forcat speciale.

Mësohet se në zonë ndodhen banorë që po përpiqen ta ndihmojnë duke hedhur litar nga lartësia e shkëmbinjve, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikëses është vështirësuar për shkak të terrenit të thepisur dhe kushteve të vështira.

Kanionet e Osumit kanë një gjatësi rreth 12 kilometra dhe thellësia e tyre arrin deri në 90 metra. Në kushte të prurjeve të larta të ujit, ndërhyrja në këtë zonë konsiderohet me rrezik të lartë, veçanërisht për persona të pastërvitur për operacione të tilla. Operacioni i shpëtimit vijon.

osum renea

1 Komente

  1. M
    Manushaqe

    Oh zot te hysh te kerkosh te mbytyrin e te rrezikosh jeten tendte.Oh zot sa tmmerr po e perjeton laminate familja e tij.Helikopterer I duan me shetit ministrat jo me ne shpetuar djalin e ri...

    Lini një Përgjigje