TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Shtator 2024, 12:53

Homazhet për ish-deputetin, Meta: E paimagjinueshme që sot do t’i jepnim lamtumirën e fundit Gerti Bogdanit

Shkruar nga Pamfleti

Homazhet për ish-deputetin, Meta: E paimagjinueshme që sot do

Kreu i PL-së, Ilir Meta ka marrë pjesë në homazhet e organizuara në nder të Gerti Bogdanit në Parlamentin e Shqipërisë.

Meta u shpreh se ishte e paimagjinueshme që sot do ti jepnim lamtumirën e fundit Bogdanit, duke shtuar se ish-deputeti ishte shembull për të gjithë.

"Ishte e paimagjinueshme që sot do ti jepnim lamtumirën  e fundit një personaliteti të njohur publik, nga një familje shumë e njohur dhe me vlera e tradita të Tiranës. Ishte një model i të rinjve të shkolluar që u kthyen në vend,  që dhanë kontribut në jetën publike.

Po kështu unë kam pasur kënaqësinë ta njohe edhe si kryeparlamentar dhe në detyrën e deputetit, përveç edhe shumë raporteve të tjera shoqërore e personale. Është moment i rëndë për të gjithë, kjo pjesëmarrje tregon tronditjen e opinionit për një ndarje kaq të befasueshme dhe shokuese, por të gjithë janë këtu sepse vlerësojnë kontributin e tij, veprat e mira që ka lënë, modelin emirë, si edhe kujtimet e bukura. Jemi pranë familjes së tij në këto moment, shokëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve. I përjetshëm kujtimi i Gertit", u shpreh Meta.

 

Lini një Përgjigje