TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Korrik 2024, 18:52

Hetimet për “21 Janarin”, Romeo Kara: Të pyeten Basha dhe Ina Rama, ata që urdhëruan vrasjet nuk do ja hedhin lehtë

Shkruar nga Pamfleti

Hetimet për “21 Janarin”, Romeo Kara: Të pyeten Basha dhe

Duke komentuar nisjen e hetimeve nga SPAK për “21 Janarin”, avokati Romeo Kara ka deklaruar  se duhet që të thirren për të dëshmuar kryeprokurorja në atë kohë Ina Rama, si edhe ministri i Brendshëm në atë kohë Lulzim Basha. Sipas tij, duhet drejtësi për vrasjen e 4 protestuesve.

“Kemi prishje hetimesh për 21 janarin serverat u fshinë, duhet të dëshmojë Ina Rama, Lulzim Basha dhe shumë të tjerë. Pse kujtojnë këta se do kalojë lehtë. Drejtësia duhet që të vihet në vend”, tha ai në “Report TV”.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Partisë së Lirisë, Faik Basha, teksa foli për raportimin e Dumanit në Kuvend u shpreh se institucionet shqiptare e kanë për detyrë që të japin llogari. Ai theksoi se SPAK duhet të jap llogari edhe për akuzimet që faktoi KLSH per inceneratorët.

“Institucionet shqiptare e kanë për detyrë që të japin llogari dhe ne pamë një mazhorancë që ishte aty që duartrokiste atë që ka bërë dëmin më të madh sepse ka 12 vite në pushtet. Nuk po them të jap dosje ose sekret hetimor, por të jap përgjigje, për inceneratorin nuk është dhënë përgjigje.  SPAK duhet të jap llogari për akuzimet që faktoi KLSH”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje