Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në ambientet e Gjykatës së Apelit tronditi sistemin e drejtësisë dhe shoqërinë shqiptare.
I ftuar në “Quo Vadis” , ish-kreu i Gjykatës së Apelit, Alaudin Malaj, ka komentuar ngjarjen e rëndë.
Ai tha se dje Shqipëria humbi një nga gjyqtarët dhe njerezit më të mirë të sistemit të drejtësisë.
Sipas tij qeveria Rama duhet të rikthejë urgjentisht ligjin për riarmatosjen e gjyqtarëve dhe marrjen e institucioneve në mbrojtje nga ana e policisë.
"Diçka e tmerrshme për mua që ndodhi në Gjykatën e Apelit të Tiranës, në qendër të Tiranës. Duke i shprehur ngushëllimet familjarëve të gjyqtarit Kalaja, e njihja dhe vet personalisht. Ishte gjyqtar karriere, nuk kishte dështuar asnjëherë, ky ishte rasti flagrant. Të gjithë kanë folur me keqardhje për gjyqtarin, une e kam patur në krah, e kam provuar çfarë njeriu ishte. Ësthë një shprehje popullore, i miri është më i lehtë për tu qëlluar se i keqi.
Ne nuk na ka ikur një gjyqtar, por një gjyqtar me karrierë brilante. Për sa i përket ngjarjes për mua ishet fatale. Ka aptur dhe në kohën time ndikime nga persona të armataosur apo të paarmatosur për të qëlluar ndonjë gjyqtar. Por në krahasim të asaj kohe me sot ka diferencë të madhe. E para gjyqtarët ishin të gjithë të armatosur, por me ardhjen e qeverisë së majtë u janë hequr armët. Edhe kur ua jep u thotë i mbani në shtëpi...
Deri në vitin 2013-të. E para gjë që duhet kthyer urgjentisht, duhet t’i armatosi. Rikthimi i sigurisë. Kur isha unë drejtues ishte polici ai që siguronte jo roja private. Nuk ka ndodhur rastësisht ngjarja. Gjykata e Apelit është më e rëndësishmja në Republikën e Shqipërisë. Në këto kushte të gjitha këto kanë qenë të lëna pas dore.", tha Malaj.
Ai akuzoi dhe ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistri, se ka nxjerrë në pritë njerëzit e drejtësisë.
"Analiza e ngjarjes duhet bërë në kompleksitet, nga se nisi. Pse po ndodhin këto fenomene tani. Gjyqtarët kërcënohen gjithmonë. Ne kemi pasur Oltion Bistrin. Monstra e gjyqësorit. Kërcënonte gjyqtarët, shkonte nëpër shtëpi. Janë të regjistruara të gjitha çështjet, ka nxjerrë në pritë njerëzit e drejtësisë. Nuk e heton njeri. I dhanë dhe lekët, se kishte blerë disa prona te syri i Tiranës, i kthyen dhe lekët", tha ai.
Ne nje shtet demokratik nuk duhet te perdoren armet duhet te funksionoj liqji si ne gjthe boten qe kur shkojme ne instuticionet e shtetit nuk na kerkojne miljona e nuk presim vite e vite per nje certifikate pronesie