TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Shtator 2023, 22:46

“Grupet ekstremiste serbe na kërcënuan”, Marin Mema rrëfen eksperiencën e tij në veri të Kosovës: Në krye të tyre ishte Radoiçiç

Shkruar nga Pamfleti

“Grupet ekstremiste serbe na kërcënuan”, Marin Mema

Gazetari Marin Mema ka treguar eksperiencën e tij në veri të Kosovës, ku grupet ekstremiste serbe kanë kërcënuar ekipin e xhirimit.

Në një intervistë për ‘Top Story’, sipas Memës, pas gjithë këtij racizmi qëndron Raidoçiç dhe shprehet se e gjithë kjo ngjarje është një kolonizim i dukshëm në sytë e botës.

Grupet ekstremiste serbe na kanë kërcënuar. Kjo ishte formë e drejtpërdrejtë e dokumentuar përmes kamerave e interpretuar me zërin tonë. Këtë herë bashkëpunëtori ynë u paraqit si qytetar i Mitrovicës së Veriut që kërkonte të rindërtonte shtëpinë e djegur dhe strukturat zyrtare i thanë duhet të shkosh tek strukturat paralele. I thanë do të shkoni tek zyra tjetër se ndryshe do të keni probleme, kjo është e tmerrshme një kolonizim në sy të botës. Vuçiçi ka vizituar shumë ndërtesa në Mitrovicë të Veriut dhe pas të gjithë këtij racizmi është Radoiçiç”, tha Marin Mema.

marin mema radoçiç

Lini një Përgjigje