
Edhe pse situata me zjarret në Greqi është alarmante, vendi fqinj e ka refuzuar ndihmën e Shqipërisë, e cila ofroi dy zjarrfikëse.
Mësohet se dy zjarrfikëset janë nisur prej mëngjesit nga Maliqi me destinacion Greqinë, por janë lënë në pritje dhe janë kthyer mbrapsht në Bilisht.
Ende është e paqartë situata se pse ndihmat shqiptare nuk u pranuan nga autoritetet greke, ku zjarret kanë krijuar një situatë emergjente.
Ky refuzim gjithashtu mund të lidhet direkt me tensionet mes dy vendeve për çështjen Beleri dhe darkën e Athinës, ku Rama u la jashtë tryezës.
Ministria e Mbrojtjes është duke pritur një konfirmim, për pranimin e ndihmave.
Sipas deklaratave për momentin ka pasur një plotësim nevojash nga vendet e tjera.
Greqia vijon të jetë në alarm nga zjarret e shumta prej disa javësh.Mediat grerke shkruajnë se një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në malin e Parnithas në përiferi të Athinës.
Situata është alarmante pasi janë djegur disa shtëpi dhe makina në fshatin Hasia. Zjarrfikësit po përpiqen që të mbajnë hapur rrugën që lidh Athinën me fshatrat e zonës.
Po kështu për të pestën ditë resht vijojnë zjarret në Evros në zonën Verilindore të Greqisë. Këtu janë dy fronte të mëdha, një pranë qytetit të Aleksandrupolit, ndërsa tjetri në pyllin Dadias në kufi me Turqi.
Në këtë pyll një ditë më parë pati 18 viktima mes tyre edhe dy fëmijë. Dyshohet se janë emigrantë ilegalë të cilët humbën jetën gjatë zjarrit.
Gjithashtu zjarret janë aktive edhe në Rodopi, Fiotidha e Viotia.Në qytetin port grek të Alexandroupolis aty pranë, dhjetëra pacientë spitalorë, disa me barela, të tjerë me pika IV të lidhura në duar, u evakuuan në një traget.
Një imazh satelitor i transmetuar në televizionin shtetëror tregoi se tymi nga zjarret e Evros ishte përhapur në të gjithë vendin në ishujt e Jonit në veriperëndim, jo shumë larg Italisë.
Lini një Përgjigje