TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Qershor 2026, 21:16

"Greqia po luan me zjarrin", Çupi tregon prapaskenat: Po kërkon destabilizimin e Shqipërisë!

Shkruar nga Pamfleti
"Greqia po luan me zjarrin", Çupi tregon prapaskenat: Po
Frrok Çupi

Gazetari dhe analisti Frrok Çupi ka komentuar zhvillimet e fundit që lidhen me reagimet nga Greqia për incidentin në Zvërnec, duke akuzuar shtetin grek se po ndërhyn në çështje të brendshme të Shqipërisë dhe po përpiqet të nxisë tensione.

Çupi u shpreh se Athina po “luan me zjarrin”, ndërsa argumentoi se qëllimi i saj është të tërheqë faktorin shqiptar në një konflikt të panevojshëm.

“Greqia po luan me zjarr. I gjithë qëllimi është që faktori shqiptar të tërhiqet në konflikt. Shqipëria është i vetmi faktor në rajon dhe në Ballkan që nuk është në konflikt dhe që ruan stabilitetin”, deklaroi ai.

Sipas gazetarit, nisja e hetimeve nga organet e drejtësisë shqiptare për incidentin në Zvërnec tregon se ngjarja po trajtohet seriozisht nga institucionet dhe nuk ka nevojë për ndërhyrje të jashtme.

Çupi shkoi më tej në deklaratat e tij, duke pretenduar se pas reagimeve të Athinës qëndrojnë objektiva politike më të gjera, që sipas tij synojnë ushtrimin e presionit ndaj Tiranës.

“Fakti që një prokurore nis një hetim kryesisht do të thotë që çështja është marrë seriozisht. Nisja kryesisht e një hetimi të rëndësishëm dëshmon se kjo nuk ndodh në Shqipëri. Greqia po luan me zjarr. Është kryer dramë dhe tragjedi. Çamëria vjen për të mbuluar një “pisllëk” grek.

I gjithë qëllimi është kapja e Tiranës. Duhet të bjerë Tirana. Greqia po sulmon Tiranën që të marrë qeverinë. Kjo është e drejtpërdrejtë. Shteti grek nesër mund të nxjerrë tanket, sipas mendjes së vet, por nuk e besoj sepse sot bëri zullumin më të madh, sepse e sulmoi me civilë Shqipërinë. Nuk është protestë e njerëzve.

Është shumë e qartë, i gjithë qëllimi është që faktori shqiptar të tërhiqet në konflikt. Shqipëria është i vetmi faktor në rajon dhe Ballkan që nuk është në konflikt. I vetmi faktor që ruan stabilitetin është shteti shqiptar. Tërheqja e këtij shteti në konflikt do të thotë se do të krijohet një unazë zjarri që ndan Europën me Rusinë.”, tha ai.

frrok cupi greqia

Lini një Përgjigje