TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Qershor 2026, 20:34

Grekët arrijnë kulmin, ofrojnë para për “kokën” e punonjësit të kompanisë së sigurisë në Zvërnec!

Shkruar nga Pamfleti
Grekët arrijnë kulmin, ofrojnë para për
Incidenti ne Zvernec

Pas ngjarjes në Zvërnec, në rrjetet sociale greke janë shfaqur postime me përmbajtje ekstremiste, ku disa përdorues kanë bërë thirrje për dhunë ndaj rojës private të përfshirë në ngjarje, madje duke ofruar edhe para për informacione mbi të.

Incidenti i ndodhur në Zvërnec, ku një roje private sigurie u filmua duke ushtruar dhunë ndaj një qytetari gjatë protestës kundër projektit në zonë, ka shkaktuar një valë urrejtje në Greqi. Madje kjo retorikë e nacionalistëve grekë ka marrë përmasa shqetësuese.

Gjuha e urrejtjes ka arritur kulmin ku, në platformën TikTok janë publikuar komente dhe video nga përdorues me retorikë nacionaliste ekstremiste, të cilët bëjnë thirrje për dhunë ndaj rojës private të përfshirë në incident. Në disa raste, janë ofruar edhe shpërblime financiare për informacione mbi identitetin dhe vendndodhjen e tij.

Ekstremistët madje ofrojnë edhe para në këmbim të informacioneve ose ekzekutimit të rojes.

Kjo nuk është hera e parë që grekët fusin hundët në çështje sensitive.

Postimet, të cilat përmbanin gjuhë urrejtjeje dhe nxitje të dhunës, janë fshirë më pas nga TikTok pas raportimeve të përdoruesve.

Ngjarja lidhet me incidentin e ndodhur gjatë protestës në Zvërnec, ku një qytetar u dhunua dhe u tërhoq zvarrë nga punonjës të sigurisë private. Pamjet shkaktuan reagime të shumta publike dhe politike në Shqipëri, ndërsa autoritetet njoftuan masa ndaj personave të përfshirë.

Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet greke lidhur me postimet e raportuara në rrjetet sociale, ndërsa nuk dihet nëse është hapur ndonjë verifikim për identifikimin e autorëve të këtyre thirrjeve.

Ekspertët e sigurisë dhe të komunikimit publik kanë paralajmëruar vazhdimisht për rrezikun që paraqesin mesazhet që nxisin urrejtje dhe dhunë në rrjetet sociale, veçanërisht kur lidhen me çështje të ndjeshme etnike apo politike.

incidenti ne zvernec

1 Komente

  1. s
    studio

    nuk jane greket jane oligarket e RAMES dhe nese jane greket te pirdhen se ky vend e ka emrin SHQIPRI dhe na perket ne......

    Lini një Përgjigje