TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Shkurt 2024, 14:53

“Greqia e tërhequr”, Arian Çani: Çfarë po ndodh me çështjen ‘Beleri’

Shkruar nga Pamfleti

“Greqia e tërhequr”, Arian Çani: Çfarë po

Gazetari Arian Çani është shprehur se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, është viktimë e sistemit politik represiv ndaj tij, e sistemit mediatik dhe e sistemit të drejtësisë.

Komentet Çani i bëri në emisionin “Now” në Euronews Albania, ku tha se momentalisht kryeministri Edi Rama është fitues në këtë çështje.

Ai tha se Greqia është e tërhequr dhe nuk po e mbron sa duhet Belerin. Sipas tij, edhe SHBA dhe BE nuk po i bën presion sa duhet kryeministrit Edi Rama, që të paktën të lejojë betimin e Belerit.

“Po ndjek zhvillimet e procesit të Belerit. Nuk shoh të ketë ndryshuar ndonjë qëndrim Athina deri sot. Nëse do qëndrimin tim si është raporti i forcave, ka disa anë kjo gjë. E para në datën 5 mars është gjyqi i Belerit, unë nuk pres ndonjë surprizë të madhe. Të gjithë ekspertët dhe njerëzit që kanë parë dosjen, ajo është komplet e çakërdisur.

Të gjithë që punojnë pranë SPAK çuditen si e mbajnë në burg Belerin. Për mua është viktimë e një sistemi politik represiv ndaj tij, e një sistemi mediatik pervers ndaj tij dhe viktimë e një sistemi juridik, të drejtësisë. Për mua kjo ishte njëra anë.

Ana tjetër është pjesa politike e Athinës, mendoj se në këto momente epërsinë e ka Rama, Greqia është e tërhequr, edhe pse flet për veto, janë zëra të vegjël që e mbrojnë. Nëse e shihnim si një luftë këtë, unë në këto momente shikoj Ramsin fitues. Nuk pyet se çfarë kërkon Greqia, nuk i bën presion as SHBA e as BE. Tirana zyrtare në këto momente është fituese ndaj Athinës zyrtare”, tha Çani.

Lini një Përgjigje