TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Prill 2024, 12:53

Grabitet drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve në Berat, hajdutët shqyejnë kasafortën   

Shkruar nga Pamfleti

Grabitet drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve në Berat,

Është grabitur gjatë natës arka me lekë e pagesave të ujit të pijshëm në Drejtorinë e Ujësjellës-Kanalizimeve në qytetit e Kuçovës.

Mësohet se grabitësit, kanë hyrë nga njëra prej dritareve të kësaj drejtorie dhe pasi kanë shqyer kasën me levë, kanë marrë 2 milion e 200 mije lekë (të vjetra) që ndodheshin brenda saj.

Vjedhja e kasës është pikasur nga punëtorët e kësaj drejtorie mëngjesin e sotëm, pasi kanë shkuar në punë. Ata kanë parë kasën e shqyer dhe kanë njoftuar policinë. Në vendngjarje kanë shkuar forca e policisë, që po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Efektivët e policisë janë duke marrë në pyetje punonjësit e kësaj drejtorie si dhe po kërkojnë gjetje e kamerave të mundshme të bizneseve përreth kësaj drejtorie, pasi vetë institucioni nuk ka kamera, gjë që e bën të vështirë identifikimin e autorëve.

Lini një Përgjigje