TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Dhjetor 2023, 17:22

Goditi gazetarin Angjellari dhe kameramanin Hoxha, gjykata dënon me 1 vit burgim noteren Lleshi

Shkruar nga Pamfleti

Goditi gazetarin Angjellari dhe kameramanin Hoxha, gjykata dënon me 1 vit

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 1 vit burgim noteren Majlinda Lleshi, e cila në muajin shkurt 2022 goditi dhe dhunoi për shkak të detyrës, gazetarin Genci Angjellari dhe operatorin e një televizioni, Gert Hoxha.

Rasti i dhunës ndaj gazetarit Angjellari dhe reporterit Hoxha është publikuar dhe në një emision televiziv, ku dy protagonistët e medias ishin duke ndjekur një rast të falsifikimit të testamentit, i nxjerrë nga noterja Majlinda Lleshi.

Goditi gazetarin Angjellari dhe kameramanin Hoxha, gjykata dënon me 1 vit
Në foto: Operatori Gert Hoxha

Për shkak të goditjeve nga noterja Majlinda Lleshi, operatori Gert Hoxha ka pësuar dëmtime në kokë e për pasojë dhe rrjedhje gjaku. Dëmtime ka marrë dhe gazetari Genci Angjellari.

Si gazetari dhe reporteri, më pas i janë drejtuar policisë së Tiranë, duke depozituar kallëzim penal ndaj noteres Majlinda Lleshi.

Ora News ka mësuar se hetimet janë ndjekur nga prokurori i Tiranës Naim Tota, i cili pasi verifikoi rastin vendosi të marrë të pandehur noteren Majlinda Lleshi, për akuzën e “Goditjes për shkak të detyrës”.

Goditi gazetarin Angjellari dhe kameramanin Hoxha, gjykata dënon me 1 vit

Në përfundim të gjykim prokurori Tota i kërkoi gjykatës deklarimin fajtore dhe dënimin me 1 vit burgim të Majlinda Lleshit. Të njëjtën masë dënimi vendosi në vendimin e saj gjyqtarja Vjollca Spahiu./OraNews

noteraj burg lleshi

Lini një Përgjigje