TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Janar 2024, 09:43

Gjyqtari i Vlorës, Hektor Sinanaj falsifikon dorëheqjen pas publikimit të skandalit

Shkruar nga Pamfleti
Gjyqtari i Vlorës, Hektor Sinanaj falsifikon dorëheqjen pas publikimit
Hektor Sinanaj

Gjithçka që ka raportuar Prapaskena për bëmat korruptive dhe pazaret e gjyqtarit të Vlorës, Hektor Sinanaj, u konfirmua mbrëmë me zë dhe figurë, teksa u shfaq në emisionin investigativ STOP duke bërë pazare me çekiçin e drejtësisë dhe shitur gjyqet.

Por, gjyqtari i Vlorës Hektor Sinanaj ka shumë probleme përsa i përket deklarimit të pasurisë pranë ILDKLPI-së. Deklarimin e pasurisë Sinanaj e ka detyrim ligjor që nga viti 2000 kur ka filluar punë si gjyqtar.

Sinanaj, për vitet 2008 deri në 2021 ka deklaruar të ardhura nga një aktivitet privat kopsht për fëmijë “Pinoku SHPK”, i paregjistruar në tatime dhe pretendon se e ka në emrin e regjistruar në emrin e gruas.

Hektor Sinanaj është i implikuar edhe veprime korruptive, të cilat i kryen me avokatët të cilët i ka në objektin e tij 3 kate të ndërtuar pa leje.

Gjyqtari ka deklaruar se avokatët i ka të punësuar dhe i mban me punë në gjykatë.

Sinanaj ka gjykuar me qindra çështje në shkelje të ligjit dhe në konflikt të hapur interesi, të cilat nuk kanë marrë zgjidhje ligjore, zgjidhje por korruptive, pasi gjyqtari nuk ka dhënë drejtësi por a favorizuar avokatët me të cilët kishte mardhënie financiare.

Gjyqtari Hektor Sinanaj ka pasur edhe një lidhje rozë me një avokate të besuar, të cilën e ka pasur edhe manaxhere të godinës.

Nëse SPAK do të hetojë, lehtësisht do të zbulojë faktin se si gjyqtari Sinanaj në çdo çështje penale ka caktuar si avokate kryesish zonjën në fjalë, me të cilën ndan edhe paratë.

Mjafton që SPAK dhe BKH të hapë dosjet e gjykuara nga Hektor Sinanaj dhe do të zbulojë se si e njëjta avokate, praktikisht dashnore dhe menaxhere e pazareve të gjyqtarit, është caktuar avokate kryesisht në të gjitha çëshjet e gjykuara prej tij.

Pasi doli me zë dhe figurë në emisionin Stop duke bërë pazare dhe shitur gjyqet, gjyqtari Hektor Sinanaj ka dhënë dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë.

Por, edhe me aktin e dorëheqjes ka gënjyer, duke manipuluar datën. Në kërkesën e dorëheqjes është shënuar data 5 janar 2024, por në fakt Sinanaj e ka dhënë dorëheqjen pas publikimit të skandalit.

Deri ditën e djeshme, Sinanaj ka vijuar pazaret në Gjykatën e Vlorës, duke finalizuar aferat e fundit para një arrestimi të mundshëm nga SPAK./ Prapaskena

Gjyqtari i Vlorës, Hektor Sinanaj falsifikon dorëheqjen pas publikimit

 

hektor sinanaj falsifikon dorëheqjen pas publikimit të skandalit

Lini një Përgjigje