
Dumani do të jetë komisioner publik në seancat që do të mbahen në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, për gjyqtarë e prokurorë që kalojnë në shkallën e dytë të vetingut.
Me mbarimin e mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të Komisionereve Publikë, të cilat u shkrinë të dyja më 31 Dhjetor, Altin Dumani mori sot detyrën e re të komisionerit publik, pasi ligji ia ngarkon këtë rol drejtuesit të SPAK.
Dumani do të jetë komisoner publik në seancat që do të mbahen në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, për gjyqtarë e prokurorë që kalojnë në shkallën e dytë të vetingut.
Në konferencën e përfundimit të mandatit të organeve të vettingut organizuar nga Komisioni i Pavaruri i Kualifikimit dhe Komisioneri Publik në dhjetor, Dumani theksoi se përparësi e punës së tij do jetë edhe vazhdimi i procesit të mbetur të vettingut.
“Përmes këtij procesi u ngritën muret e drejtësisë së re dhe sot janë institucionet përfshirë edhe Prokurorinë e Posaçme që luajnë një rol. Pandëshkueshmëria po tronditet sot!
Nga Janari deri në përfundim për të gjitha çështjet e mbetura në shkallën e dytë të vetingut, kreu i SPAK do të luajë rolin e komisionerit publik dhe do të kalojë në sitë vendimmarrjet e shkallës së parë”, tha Dumani.
Vlen të theksohet se mandati i vazhdimit të Vettingut në shkallën e dytë ka si afat qershorin 2026. Ndërkohë gjatë 6 viteve proces kontrolli të trefishtë, në shkallën e parë të Vettingut, u kontrolluan 805 funksionarë, prej të cilëve 268 nuk u konfirmuan në detyrë, pa llogaritur rreth 100 prej tyre që u dorëhoqën.
Aktualisht kanë mbetur për tu shqyrtuar në KPA, mbasi janë apeluar, 42 gjyqtarë dhe prokurorë. Kurse në Gjykatën e Strasburgut rezulton se kanë bërë padi 130 gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar në Shqipëri.
Lini një Përgjigje