
Gazetari Lavrdim Lita tha se në Kuvendin e “Rithemelimit”, ku do të jenë të pranishëm demokratë do të votohet për një rezolutë kundër reformës në drejtësi.
Sipas Litës në kuvendin që pritet të zhvillohet të shtunën, Berisha do t’u imponojë njerëzve të tij, projektin e tij politik kundër drejtësisë së re dhe mund të ndodhë që deputetët demokratë, të ndryshojnë qasje ndaj ndërkombëtarëve.
“Në atë Kuvend do ketë një pjesë tjetër, që është miratimi i një rezolute kundër reformës në drejtësi, kundër SPAK-ut. Kjo e vendos Rithemelimin apo atë grupim të deputetëve të PD-së, në atë kornizën e ndërkombëtarëve që kanë mbështetur reformën në drejtësi.
Pra do të jetë një hap cilësor të zhytjes së tyre në krahëtë zotit Berisha. Ai nuk mund t’i imponohet opinionit publik, por mund t’i imponohet njerëzve të tij dhe mund të marrë firmën dhe votën kundër reformës në drejtësi. Në Kuvendin e Berishës do votohet një rezolutë për projektin politik për qëndrimet e zotit Berisha kundër drejtësisë”,-tha Lita për Euronews Albania.
Lini një Përgjigje