TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Qershor 2025, 14:36

Gara për kreun e “FBI-së shqiptare”, SPAK shtyn afatin deri në 24 Qershor; 3 emrat më të njohur në listë që kandidojnë

Shkruar nga Pamfleti
Gara për kreun e “FBI-së shqiptare”, SPAK shtyn afatin
Gara për kreun e “FBI-së shqiptare”

SPAK ka shtyrë deri të martën me datë 24 qershor afatin për nisjen e procedurave për zgjedhjen e kreut të ri të BKH.

Shkak është bërë mos dorëzimi i rregullt i dokumentacionit për fazën e parë i 11 kandidatëve nga 13 në total. Vetëm 2 prej tyre rezulton se kanë dorëzuar të gjithë dokumentacionin e duhur.

Ndër emrat më të njohur që synojnë kreun e Byrose Kombëtare të hetimet janë ish-kryepolicët Haki Çako dhe Gledis Nano, zv.drejtori aktual i BKH, Joni Keta dhe prokurori Andi Pogace.

Më 10 qershor, SPAK njoftoi zyrtarisht emrat e 13 kandidatëve të cilët do të konkurrojnë për të qenë në krye të “FBI-së shqiptare”.

Prokuroria e Posaçme publikoi të gjithë emrat e personave të cilët aspirojnë që të emërohen në postin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, detyrë e cila deri në gusht të këtij viti do të mbahet nga drejtoresha aktuale, Aida Veizaj Hajnaj.

Pas përfundimit të aplikimeve, janë 13 kandidatë, prej të cilëve njëri do të zgjidhet për kreun e ri të BKH-së. Mes tyre janë dhe dy emra të njohur në sistemin e drejtësisë shqiptare, si dy ish-drejtorët e Policisë së Shtetit, Gledis Nano dhe Haki Çako.

Emrat e kandidatëve për kreun e BKH-së:

-Andi Pogaçe

-Artur Beu

-Astrit Halilaj

-Elton Kërluku

-Gentian Ndoi

-Gentjan Shehaj

-Gledis Nano

-Haki Çako

-Joni Keta

-Maoricio Sheldija

-Marinela Pilinçi

-Miklovan Kanani

-Nevrus Ndregjoni

Pas kalimit në disa faza testimi dhe vlerësimi, komisioni i ngritur pranë Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) pritet që së shpejti t’i dërgojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë emrin e kandidatit të përzgjedhur për postin e kreut të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Kjo fazë vjen në kuadër të përfundimit të mandatit pesëvjeçar të drejtueses aktuale të BKH-së, Aida Hajnaj, e cila do të vijojë të qëndrojë në detyrë deri më 31 gusht.

Komisioni i përzgjedhjes në SPAK përbëhet nga kreu i institucionit, Altin Dumani, si dhe prokurorët Arben Kraja dhe Behar Dibra. Pas përfundimit të procedurave të vlerësimit, emri i përzgjedhur do t’i propozohet zyrtarisht Këshillit të Lartë të Prokurorisë për emërim.

gara për kreun e “fbi-së shqiptare”

Lini një Përgjigje