TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Qershor 2025, 13:47

Akuzohet nga SPAK për fshehje pasurie, shtyhet gjyqi për Asllan Dogjanin

Shkruar nga Pamfleti

Akuzohet nga SPAK për fshehje pasurie, shtyhet gjyqi për Asllan

Seanca në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndaj demokratit Asllan Dogjani, është shtyrë për një ditë tjetër.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë me kërkesë të deputetit, pasi ky i fundit është i angazhuar me procesin e rinumërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

GJKKO më herët kishte kthyer dosjen e Prokurorisë së Posaçme në ngarkim të tij për plotësim hetimesh. Në seancën e sotme, SPAK-u duhej të sillte para gjykatës gjetjet për detyrat e lëna nga ana e togave të zeza.

Kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar, Prokuroria e Posaçme mori të pandehur deputetin demokrat Asllan Dogjani, të cilin e akuzon se ka fshehur pagesën e mbi 120 mijë eurove për blerjen e një apartamenti.

SPAK sqaroi asokohe se Dogjani nëpërmjet dy kontratave të dubluara fshehu nëpërmjet deklarimit të rremë mënyrën e përfitimit të apartamentit në Tiranë, në rrugën “Hamid Shijaku”. Të dyja deklaratat për mbanin të njëjtin numër protokolli, por kushte të ndryshme të përfitimit të pasurisë.

“Më 24 Mars 2010,ai paraqiti kontratën e datës 6 dhjetor 2006, tek e cila, i pandehuri u mbështet sërish edhe në deklarimin e datës 16 Qershor 2023, pas zgjedhjes së tij si deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Në ndryshim nga deklarimet e bëra, hetimet e këtij procedimi penal treguan se i pandehuri Asllan Dogjani është bërë pronari i apartamentit të lartpërmendur, bazuar në kontratën me nr.7030 rep dhe 781 kol, dt.6 Shtator 2006, në të cilën parashikohej se vlera e apartamentit do të ishte 121.980 euro, shumë të cilën i pandehuri ia ka likuiduar shoqërisë, përmes pagesave cash”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme.

Lini një Përgjigje