TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Tetor 2024, 11:40

Fredi Beleri u godit me vezë dhe kos para Kuvendit, reagon Greqia: Shqipëria të garantojë sigurinë për eurodeputetët!

Shkruar nga Pamfleti

Fredi Beleri u godit me vezë dhe kos para Kuvendit, reagon Greqia:
 
Ministria e Jashtme greke ka reaguar lidhur me incidentet me Fredi Belerin, i cili ndodhet në Tiranë si pjesë e delegacionit prej 10 eurodeputetësh në kuadër të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.

Ata kërkojnë që autoritetet të marrin masa.

"Shqipëria të garantojë sigurinë për eurodeputetët. Ata përfaqësojnë BE e duhet të trajtohen me respekt", thuhet në reagim.

Fredi Beleri u godit me vezë dhe kos para Kuvendit, reagon Greqia:

Fredi Beleri është pritur dje me fyerje dhe sulme teksa doli nga godina e Kryesisë së Kuvendit, si pjesë e delegacionit zyrtar të Parlamentit Evropian që ka ardhur në Tiranë.

Incidenti ndodhi para Kryesisë së Kuvendit, ku një një qytetar pasi e ndoqi i hodhi kos dhe e goditi me vezë.

Beleri nuk ka bërë asnjë reagim dhe thjesht u largua.

Para hyrjes në Kryesi, qytetarë të ndryshëm kanë ofenduar eurodeputetin, i cili nuk ka pranuar tu përgjigjet as pyetjeve të gazetarëve të pranishëm, nëse është takuar me kryeministrin Rama apo jo.

Delegacioni i Parlamentit Evropian të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, ka nisur dje vizitën monitoruese në vendin tonë dhe do të qëndrojë deri më 31 Tetor.

Ish-kryetari i bashkisë së Himarës, që nuk e mbajti asnjë ditë këtë detyrë, Fredi Beleri u zgjodh eurodeputet në zgjedhjet fundit të Parlamentit Evropian, teksa ishte në burg, i dënuar për blerje votash.

Lini një Përgjigje