TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Maj 2025, 10:26

Fotografoi fletën e votimit, shoqërohet në polici 56-vjeçarja në Elbasan

Shkruar nga Pamfleti

Fotografoi fletën e votimit, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar mëngjesin e sotëm në qendrën e votimit nr. 2321 në lagjen “5 Maj” në Elbasan, gjatë procesit të zgjedhjeve të 11 majit.

Një 56-vjeçare është shoqëruar nga policia pasi është kapur në flagrancë duke fotografuar fletën e votimit. Anëtari i komisionit të qendrës së votimit nr 2321, shtetasi I. P., denoncoi rastin.

“Rreth orës 07:45, anëtari i komisionit të kësaj qendre, shtetasi I. P., njoftoi autoritetet se një votuese, shtetasja M. C., 56 vjeçe, kishte fotografuar fletën e saj të votimit – një veprim i ndaluar rreptësisht nga ligji zgjedhor.

Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimet e policisë ndërhynë dhe e shoqëruan gruan në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale”, njoftoi policia.

Pavarësisht ngjarjes, votimi në këtë qendër vijon normalisht.

Lini një Përgjigje