
Gazetari Enton Abilekaj, foli në lidhje me censin që do të bëhet këtë vit për regjistrimin e popullsisë dhe banesave, deklaroi se censi do të dështojë për dy faktor.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai tha se njerëzit duhet të ndërgjegjësohen për deklarimin e fesë dhe të etnisë dhe se duhet të ishin sqaruar për pyetjet.
“Që të mos përsëriten gabimet e vitit 2011 njerëzit duhet të ndërgjegjësohen, në pyetjet për deklarimin e fesë dhe kombësisë që kanë shumë debat. Në 2011 na dolën 60% myslimanë, 10.03 katolikë, ateistë dolën shumë pak. Ne në Shqipëri e dimë se njerëzit që nuk besojnë janë shumë më shumë se aq.
Besimtarë dhe praktikantë janë dy pyetje të ndryshme. Feja që zgjidhet dhe feja që trashëgon nuk janë e njëjta gjë. Kanë shumë faktor që ndikojnë dhe njerëzit duhet të ishin sqaruar.
Ne nuk i sqarojmë njerëzit sërish në këtë çështje. Ne përsëri do të dështojmë në këto çështje. Ne kemi një vështirësi shumë të madhe për të njohur fuqinë blerëse në këtë vend”, tha ai.
Lini një Përgjigje