TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Tetor 2025, 10:59

Fatjona Mejdini: Ka disa gazetarë që punojnë për krimin, janë më të rrezikshëm se politikanët

Shkruar nga Pamfleti
Fatjona Mejdini: Ka disa gazetarë që punojnë për krimin,
Fatjona Mejdini

Në një analizë për median në Shqipëri, Fatjona Mejdini, drejtuse e Observatorit të Evropës Juglindore Kundër Krimit të Organizuar, tregoi një tablo shqetësuese të mënyrës se si qarkullon informacioni.

"Gazetaria është bërë një zanat i vetmuar," tha ajo,

“Janë pesë reporterë në Shqipëri që raportojnë nga terreni. Pastaj janë 50 të tjerë që qarkullojnë këtë informacion, dhe 500 të tjerë që e analizojnë nëpër studio.”

Kjo strukturë ku një numër i vogël gazetarësh prodhojnë lajmin origjinal që më pas riciklohet dhe komentohet pafundësisht, tregon për një problem thelbësor në media. Duke shkuar më thellë, Medini konfirmoi pa hezitim ekzistencën e një fenomeni të errët: bashkëpunimin e gazetarëve me botën e krimit.

"Po, patjetër që kemi gazetarë të cilët bashkëpunojnë me krimin e organizuar. Kemi gazetarë që bashkëpunojnë me politikanë të korruptuar, që paguhen për të shtrembëruar të vërtetën, ose që paguhen për të heshtur." deklaroi ajo e ftuar në emisionin Dekalog.

Sipas saj, dëmi që i bëhet publikut nga një gazetar që bashkëpunon me një kriminel nuk është më i vogël se dëmi nga një gazetar që bashkëpunon me një politikan të korruptuar. 

"Janë mjaftueshëm," shtoi ajo, duke theksuar se problemi nuk është mungesa e gazetarëve me vullnet, por mungesa e strukturave dhe pronarëve që janë të gatshëm të paguajnë 'faturën' e gazetarisë së pavarur dhe hetuese.

Lini një Përgjigje