TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Dhjetor 2023, 22:29

Çfarë do të ndodhë pas vendimit të GJKKO? Avokati: Mos u çudisni nëse do ta shihni Berishën me pranga

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë do të ndodhë pas vendimit të GJKKO? Avokati:

Avokati Leonard Karaj ka folur për skenarët që mund të ndodhin ditën e nesërme në rast se GJKKO pranon kërkesën e SPAK për masë sigurie "arrest shtëpie” për Sali Berishën.

Sipas tij, ai mundtë shoqërohet me forcë në banesë.

Qeni që leh nuk të ha. Kur të vendoset masa, nëse do jetë masë me ekzekutim të menjëhershëm por nëse nuk është me ekzekutim të menjëhershëm e apelon. Nëse nuk gjendet  në banesë Berisha kur të jepen vendimi ai do shoqërohet menjëherë. Në rast se Berisha bën rezistencë mund ta shihni dhe me pranga”, tha ai.

Avokati Edmond Petraj tha se me këtë kërkesë të SPAK Berishës i lejohet komunikimi në rrjete sociale, ndërsa avokati Leonard Karaj u shpreh se kjo masë e re sigurie është si burgosje, por veçse në shtëpi e jo në burg. Sipas tij këto kufizime janë më të rënda sesa masa e sigurisë arrest në burg. 

Lini një Përgjigje