
Gazetari Mentor Kikia duke folur në lidhje me masën e sigurisë që pritet të miratohet ditën e nesërme ndaj Sali Berishës, tha se ish kryeministri duhet të dalë para ligjit si gjithë të tjerët.
Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, ai theksoi se Berisha ka pasur një strategji, e ndaj nuk i është përgjigjur kërkesës së prokurorisë për t’u paraqitur kur është thirrur.
“Ky proces nuk është i zhveshur nga influenca politike. S’duhet të tregohemi naivë e të themi se ky është një proces i pastër penal dhe ku shtetasi Sali Berisha duhet t’i nënshtrohet ligjit si gjithë të tjerët. Berisha ka një impakt politik dhe për këtë arsye duhet parë në tërësinë e vet. Berisha refuzoi t’i përgjigjet ftesës së prokurorisë në masën detyrim paraqitje. Berisha nuk ka asnjë lloj mëkati mbi akuzat e pretenduara deri tani, mund të shkonte dhe t’i përgjigjej asaj ftese. Kjo histori ka dy muaj dhe çdo ditë flitet nëse do arrestohet apo jo Berisha. Berisha e shtyu çështjen deri këtu. Mendoj se ka pasur një strategji. Dimensioni politik i shtohet dhe nga pala tjetër”, tha ai.
Lini një Përgjigje