
Virusi "Ethet e Nilit Perëndimor" u rikthye në vendin tonë pothuajse pas 13 vitesh, ku ka pasur humbje jetësh, ashtu sikundër dhjetëra persona të infektuar.
Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur lidhur me virusin i cili tha se 80% e të infektuara nuk shfaqin asnjë simptomë të vetme.
Ai shtoi se 20% e personave që do të preken do të kenë simptoma si: dhimbje trupi, dhimbje gryke dhimbje barku, temperaturë. Sipas mjekut, vetëm 1% janë raste që agravohen.
"Ky është një virus që shpërndahet në shifra të ulëta. 80% e të infektuara nuk shfaqin asnjë simptomë të vetme. 20% do të kenë simptoma si dhimbje trupi, dhimbje gryke dhimbje barku, temperaturë, dhe vetëm 1% janë raste që agravohen. Dhe çdo 10 vetë që paraqitet me prekje të rënda të sistemit nervor qendror, 9 prej tyre e kapërcejnë sëmundjen. Pra vdekshmëria është 0,1% e rasteve të infektuara, që është e ngjashme me virozat e tjera dhe duhet të mbrojmë të njëjtit kontigjen pra moshat e vjetra dhe persona të sëmurë apo që sistemin imunitar e kanë të dobët", tha mjeku pwr “Ora News”.
Lini një Përgjigje