TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Prill 2023, 16:32

Çështja ndaj Fatmir Mediut, gjykata nuk legjitimon familjarët si palë; Durda: Duhet të shkarkohet i gjithë SPAK-u

Shkruar nga Pamfleti

Çështja ndaj Fatmir Mediut, gjykata nuk legjitimon familjarët

Zamira Durda, e cila humbi djalin e saj të vetëm 7 vjeç nga shpërthimi i Gërdecit ka folur pas vendimit të GJKKO që të kalojë dosjen për gjykim për ish Ministrin e Mbrojtjes për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Fakti që familjarët e viktimave të Gërdecit nuk u pranua si palë në gjykim, Durda e quajti turp teksa shtoi se do të vijojë betejën e saj për drejtësi.

“Duhet të shkarkohet SPAK i gjithë. Zamira do vijojë betejën, është turp”, tha Zamira Durda.

Ndërkohë avokati i familjarëve të viktimave të Gërdecit, Dorian Matlija deklaroi se është e rëndësishme që gjyqi ndaj Fatmir Mediut të bëhet në prani të familjarëve.

“Sipas prokurorëve, akuza në fjalë nuk paska lidhje me shpërthimin, pra sikur nuk ka ndodhur një shpërthim, sikur nuk ka pasur viktima. Në qoftë se është ky fakti, atëherë ka të drejtë edhe prokurori, edhe gjykata, përndryshe ky gjyq bëhet me praninë e familjarëve”, tha ai.

Ai u shpreh se nuk e konsideron procedurën të vlefshme, ndërsa deklaroi se është shkelur një standard shumë i rëndë. Matlija shtoi gjithashtu se do të paraqesin një kërkesë ndaj vendimit të sotëm.

“Familjarët e viktimave duhet të ishin aty, kishin kërkesat e tyre. Gjykata duhet t’i jepte një përgjigje atyre kërkesave, nuk ia ka dhënë. Kemi mundësitë tona të ankimit. Patjetër do të jemi prezent dhe në seancën tjetër ku do të jetë me dyer të hapura dhe nuk ta mohon askush mundësinë për të marrë pjesë. Do paraqesim kërkesat tona, si ndaj vendimit të sotëm, si në atë proces që do të bëhet me gjykim të shkurtuar”, deklaroi Matlija.

gërdeci zamira duda mediu

Lini një Përgjigje