TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Nëntor 2023, 22:27

Çështja Beleri, Spahiu: Rama do tërhiqej nëse ja kërkon SHBA, jo nga presioni grek

Shkruar nga Pamfleti

Çështja Beleri, Spahiu: Rama do tërhiqej nëse ja

Juristi Kreshnik Spahiu tha se kryeministri Edi Rama do të tërhiqet nga vendimi që është marrë për çështjen Beleri vetëm nëse ja kërkon SHBA-ja dhe jo nga presioni grek.

Në një intervistë për emisionin “Now” në “Euronews Albania”, ai shtoi se Rama do të bënte kompromis edhe nëse do ja kërkonte Scholz dhe Macron.

Çështja është kush do të tërhiqet, Greqia apo Shqipëria? Unë mendoj që Greqia do i shkojë deri në fund. Nga ana tjetër kam bindjen se Shqipëria dhe Edi Rama nuk do të tërhiqen nga presioni grek, por do të tërhiqen vetëm në një rast, pra këtu ndryshojnë rrethanat e 95’-sës me 2023-shin. Edi Rama do të tërhiqet vetëm në rastin nëse Uashingtoni, Brukseli, Berlini ose Parisi i kërkojnë qokë politike që t’i thonë tërhiqu dhe gjej  një kompromis për çështjen Beleri. Pra nëse Macron, Scholz, Komisioni Europian ose nëse Blinken i kërkojnë Edi Ramës që të gjejë një zgjidhje për Belerin atëherë mendoj që Rama do të tërhiqet dhe do të gjejë një kompromis”, u shpreh Spahiu.

spahiu shba greqia

Lini një Përgjigje