
Ministri i Jashtëm Igli Hasani zhvilloi ditën e sotme takimin e fundvitit me gazetarët, me të cilët foli mbi arritjet dhe angazhimet e diplomacisë shqiptare.
Pas fjalës së tij, i cili renditi arritjet e vitit që lamë pas dhe prioritetet e vitit që vjen, Hasani u pyet nga gazetarët për marrëdhëniet Tiranë-Athinë dhe çështjen Beleri, e cila si duket mund të mbajë peng integrimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.
Hasani thotë mes dy palëve po zhvillohen negociata për të arritur në një zgjidhje. Ndërsa shton se po bëhen përpjekje për t’u futur në 2024-ëm me kapituj të hapur.
"Ka negociata, ide angazhim nga dy palët për zgjidhje. Po vazhdojmë përpjekje që angazhimi i Shqipërisë në rrugën për BE të jetë i qartë. Prioritetet të jenë të realizuara në mënyrë që në organizimin e konferencës ndërqeveritare të jetë gjithë puna që është bërë deri më tani. Ne të hyjmë në 2024 me kapituj të hapur dhe ide të qarta për rrugëtimin tonë drejt BE. Në këtë proces na duhet të thellojmë reformat angazhimet dhe të marrim përsipër ato angazhime që vetë kemi marrë përsipër", tha Hasani.
Lini një Përgjigje