TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Dhjetor 2024, 21:43

Ervin Karamuço: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar nga krimi i organizuar!

Shkruar nga Pamfleti

Ervin Karamuço: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar nga

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço deklaroi se ka pasur raste ku janë kërcënuar prokurorë të SPAK.

Ai u shpreh gjithashtu se SPAK ka bërë një punë shumë të madhe dhe që nuk duhet sabotuar.

“Narkotrafikantët kthehen edhe në narko terroristë, bëjnë akte terroristë për të mbajtur në terror organet shtetërore. Unë mendoj që ne nuk kemi arritur në këtë stad. Por shpresoj që mos të arrijnë deri këtu. Ka pasur episode ku janë kërcënuar prokuror të SPAK, por nuk kanë shkuar më shumë se kaq”, u shpreh Karamuço.

Eksperti i Kriminalistikës tha gjithashtu se të gjitha institucionet duhet të koordinohen dhe ekziston nevoja e një reforme të madhe.

“Është bërë një reformë e madhe dhe të gjitha institucionet duhet të koordinohen dhe nuk duhet thënë vetëm SPAK, SPAK sepse nuk është vetëm një”, tha eksperti për “Abc News”.

Lini një Përgjigje