
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka folur lidhur me aplikacionin e zbërthyer nga Europol “Matrix”. Ai u shpreh se Europol ka nisur hetimet shumë kohë më parë dhe se serverat kanë rezervuar shumë mesazhe.
“Është treguar i kujdesshëm Europol sepse hetimet janë kryer më herët, laboratorët janë vënë në punë shumë kohë më parë që nga vrasja e gazetarit në Holandë. Nuk thotë servera, sepse serverat janë kryesorë, mesazhet kapen në servera. Nëse ka siguruar serverat, bëhet fjalë për shumë të dhëna”, u shpreh Karamuço për “Abc News”.
Lini një Përgjigje