TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Dhjetor 2024, 21:26

Zbërthimi i aplikacionit ‘Matrix’, Klodiana Lala: Dy aplikacione të tjera shumë të kushtetueshme po përdoren aktualisht

Shkruar nga Pamfleti

Zbërthimi i aplikacionit ‘Matrix’, Klodiana Lala: Dy

Gazetarja Klodiana Lala ka folur lidhur me zbërthimin e aplikacionit “Matrix” nga Europol.

Çfarë dihet për Matrix, kush e përdorte dhe a është gjuha shqipe aq e përdorur edhe në këtë aplikacion sa kundër ishte në Sky?

Klodiana Lala tha se edhe gjuha shqipe është prezente në këtë platformë. Ajo shprehet se Eurojust thotë se nuk është në gjendje të japë detaje lidhur me profilin e personave që e kanë përdorur apo se çfarë përmbajnë mesazhet.

“Sot Eurojust na është përgjigjur menjëherë për kërkesën e News24 që i kemi drejtuar lidhur me platformën Matrix dhe Eurojust thotë se ka suportuar autoritetet franceze dhe holandeze sa i takon zbërthimit të aplikacionit. Eurojust thotë se nuk është në gjendje të japë detaje lidhur me profilin e personave që e kanë përdorur apo se çfarë përmbajnë mesazhet”, u shpreh Lala për “News 24”.

Sipas saj, Eurojust ka pranuar idirekt se kjo platformë është përdorur edhe nga shqiptarët, brenda apo jashtë Shqipërisë. Lala tha se Matrix është përgjuar në 3 muajt e fundit, ndërkohë që platforma është përdorur prej vitit 2021.

“Në Holandë u vra një gazetar shumë i njohur investigativ. Në momentin që gazetari u ekzekutua, në telefonin e një prej të dyshuarve, u gjet aplikacioni Matrix. Këtu u ngrit alarmi se kemi një aplikacion që duhet parë, që përdorej për trafik droge, vrasje, krim të organizuar”, u shpreh Lala.

Ajo theksoi se në Shqipëri është folur për herë të parë kur iu bë atentat Nuredin Dumanit, i cili ka pohuar se ka komunikuar me Suel Çelën përmes Matrix.

Lala u shpreh se janë përgjuar 2.3 mln mesazhe dhe duhet parë nga hetuesit.

“Janë edhe dy aplikacione të tjera shumë të kushtetueshme që po përdoren tani”, përfundoi ajo.

Lini një Përgjigje