TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Mars 2023, 15:59

Elbasan/ Kandidohet këshilltar, djali gjyqtares që ka liruar kriminelët e Taulant Ballës

Shkruar nga Pamfleti
Elbasan/ Kandidohet këshilltar, djali gjyqtares që ka liruar
Taulant Balla dhe Arbi Fetahu

Gjyqtarja Pajtime Fetahu, e njohur me nofkën “Tezja”, mbyllte dosje mashtrimesh fiskale të biznesmenëve, mbasi Taulanti i ka emëruar djalin Arbi Fetah, Shef Sektori te Drejtoria Rajonale Tatimore Elbasan, ndërsa tani ia kandidoi për këshilltar në pjesën e sigurt të listës së Elbasanit...

Përveç ri-kandidimit të vajzës së Qazim Sejdinit, e treta në listë, mes kandidatëve për këshilltarë të Bashkisë së Elbasanit, është futur edhe Arbi Resul Fetah, në pjesën e sigurt fituese me numër rendor 16, ndër 52 anëtarë që do zgjidhen.

Ky kandidat është djali i gjyqtares famëkeqe të Elbasanit, Pajtime Fetahu, skeduar me prova dhe  është pezulluar disa herë nga KLD, ILD e KLGJ e para 3 muajsh është shkarkuar nga Vetting, si gjyqtarja “ikonë” korrupsioni dhe që nuk ka arrestuar e ka liruar kriminelë.

Emrat që janë liruar nga paraburgimi dhe që u janë hequr masat e arrestit në mungesë, janë kriminelë të bandave Sanxhaktari, Çela, Çapja etj., të përdorur gjatë 19 viteve nga Taulant Balla në Elbasan, Librazhd, Peqin e Cërrik.

Po gjyqtarja Pajtime Fetah, ka liruar edhe kriminelë nga Tirana, Vlora, Durrësi, Kavaja e Fieri, me sekserizim të Taulant Ballës dhe të të birit, që Balla e ka kandiduar për anëtar të Këshillit Bashkiak-Elbasan.

Vërtetë që listën e kandidatëve e ka firmosur drejtuesi politik Damian Gjiknuri, por Arbi Fetah është futur nga Taulant Balla e madje në pjesën fituese, si shpërblim për përfitimet nga mos dënimi e lirimi i kriminelëve që ishin “staf” grumbullimi votash dhe sponsor të PS në Elbasan.

Me këtë kandidim, zbulohet edhe fakti, që gjyqtarja Pajtime Fetah, njohur me nofkën “Tezja”, nuk ka dënuar as zyrtarë tatimesh e mbyllte dosje mashtrimesh fiskale të biznesmenëve, mbasi Taulanti i ka emëruar djalin Shef Sektori te Drejtoria Rajonale Tatimore-Elbasan, ndërsa tani ia kandidoi këshilltar në pjesën fituese./Pamfleti

 

pajtime fetahu arbi fetahu taulant balla këshilltar elbasani

Lini një Përgjigje