Një efektiv i forcave speciale “Shqiponja” ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në Dibër, ku autoritetet po përpiqeshin të kapnin një person të shumëkërkuar, të dënuar nga një gjykatë në Itali.
Sipas informacioneve paraprake, polici Gentjan Meda është lënduar gjatë ndërhyrjes në terren, ndërsa dyshohet se ka rënë nga një lartësi dhe është përplasur mbi disa gurë, çka mund të ketë rënduar plagët e marra.
Një banore e zonës, e cila ishte ndër të parat që e gjeti efektivin të shtrirë në tokë, tregoi se ai ishte i përgjakur dhe mund të kishte rënë prej disa kohësh.
“Oh vdiqa, tha. Ishte i përgjakur ishte shtrirë aty tek gurët. Zoti e shpëtoftë. Ai mund të ketë pas rënë më herët aty, or mund të ketë qenë ora 6”, tha ajo.
Pas ngjarjes, efektivi u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa sipas informacioneve mjekësore gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.
Lini një Përgjigje