TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Tetor 2025, 16:12

E mitura u hodh nga pallati në Korçë, e ëma jep dëshminë tronditëse: E bëri sepse e rrihnin!

Shkruar nga Pamfleti

E mitura u hodh nga pallati në Korçë, e ëma jep

Mesditën e sotme një e mitur është hedhur nga kati i tretë i një pallati në Korçë dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Jashtë kamerave, nëna e saj ka bërë një deklaratë të fortë, ku ka treguar se të bijën e kanë rrahur dhe bullizuar në lagje.

Burrin e kam në burg për dhunë në familje, kam katër fëmijë. Erdha në shtëpi nga Barmashi i Kolonjës, në lagjen 14 në Korçë. Vajzën e madhe ma kanë rrahur, edhe vajzën e dytë. Po shtohen bullizimet. Para dy ditësh e ka goditur çupën një vajzë në kurriz. I thashë asaj që ma goditi mos të më bezdisin vajzat time. Sot prapë i vajti çupës time ta godiste. Më goditi dhe mua në stomak dhe mua më morën në polici. Kur isha unë në polici, çupa u hodh nga kati i tretë. U hodh se e tallnin fëmijët në lagje, i thoshin që “mamin ta morën në polici, jeni fshatarë”. Merrni masa se nuk më lenë rehat”, tha e ëma e 13-vjeçares.

 

Lini një Përgjigje