TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Janar 2025, 18:36

E aksidentuar 6 ditë më parë, humb jetën 13-vjeçarja shqiptare; detajet nga ngjarja e rëndë

Shkruar nga Pamfleti

E aksidentuar 6 ditë më parë, humb jetën 13-vjeçarja

Një 13-vjeçare shqiptare, e cila u aksidentua në 10 janar, humbi jetën pas 6 ditësh qëndrimi në koma.

Jennifer Alcani u përfshi në një aksident në orët e para të datës 10 janar, teksa po kthehej në banesë me miqtë e saj më të rritur, pasi kishin festuar deri vonë në një McDonald’s.

13-vjeçarja kishte dalë pa lejen e prindërve për të festuar, teksa e ëma e vajzës u njoftua për aksidentin në mëngjes.

Aksidenti ka ndodhur në Abbadia Lariana, ndërsa Jennifer vdiq më 16 janar në spitalin Manzoni të Leço, pas gjashtë ditësh në koma, pa e rifituar kurrë vetëdijen.

Të enjten pasdite, mjekët u detyruan të heqin dorë. Ajo ishte e shtruar në repartin e Neuro-rianimacionit. Gjendja e saj ishte e rëndë që nga fillimi. Gjatë gjithë javës, miqtë e saj, edhe pse nuk mund të hynin për ta parë, ishin mbledhur para spitalit, nën dritaren e saj.

Aksidenti ndodhi pak para orës 5 të mëngjesit të së premtes, më 10 janar, në hyrje të tunelit që të çon në Statale 36. Shoferi, një djalë 22-vjeçar, po udhëtonte me më shumë se 150 kilometra në orë dhe pasi doli nga një kthesë e vogël humbi kontrollin mbi automjetin, që u përplas me një parmak betoni.

Në makinë me të, përveç shoferit, ishin edhe dy shokë më të rritur, përfshirë Jennifer, e cila po flinte në sediljen e pasme. Videoklipi i postuar në TikTok tregon momentet e fundit të kësaj gare të çmendur, ku shfaqet shoku që e drejton makinën me muzikën në maksimum. Jennifer kishte rripin e sigurimit të lidhur, por nuk u zgjua pas përplasjes, pasi pësoi një traumë të rëndë në kokë dhe u fut në koma të pashërueshme.

Para aksidentit, Jennifer kishte kaluar natën me shokët e saj duke pirë shumë alkool. Makinën e drejtonte një shok i saj 22-vjeçar, ndërsa tjetri një 19-vjeçar, nga Malgrate, kishte postuar videon në TikTok. Ky i fundit nuk e kishte marrë ende patentën dhe për këtë arsye makinën e drejtonte shoku më i madh.

Dy të rinjtë kishin shishe alkooli në makinë dhe, përveç saj, nuk kishte pasur asnjë problem tjetër të dukshëm. Shoferi 22-vjeçar, tashmë i hetuar për plagosje të rëndë rrugore, rrezikon edhe akuzën për vrasje nga pakujdesia.

Për më tepër, pas përplasjes ai kishte tentuar të largohej nga urgjenca për të shmangur testin e alkoolit.

 

Lini një Përgjigje