TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Mars 2024, 09:19

Dronët Bayraktar mbërrijnë në Shqipëri, vendosen në bazën e NATO-s në Kuçovë

Shkruar nga Pamfleti

Dronët Bayraktar mbërrijnë në Shqipëri, vendosen

Dronët Bayraktar të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar kanë mbërritur në Shqipëri.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes mëngjesin e sotëm.

Dronët janë vendosur në bazën e NATO-s në Kuçovë.

Sipas njoftimit të publikuar në rrjetet sociale, Ministria e Mbrojtjes shprehet se prej dy ditësh, ka filluar montimi dhe paralelisht po kryhet instalimi i infrastrukturës mbështetëse për operimin dhe kontrollin e tyre.

“Dronët Bayraktar, të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar, tashmë janë në Shqipëri!
Prej dy ditësh, ka filluar montimi dhe paralelisht po kryhet instalimi i infrastrukturës mbështetëse për operimin dhe kontrollin e tyre.
Ky zhvillim jo vetëm që rrit aftësitë e mbrojtjes së Shqipërisë, por shërben edhe si dëshmi e angazhimit të vendit për të garantuar sigurinë kombëtare dhe për të përmbushur standardet më të larta të mbrojtjes. Kjo arritje, simbol i dedikimit tonë drejt modernizimit dhe inovacionit në Forcat tona të Armatosura”, thuhet në postimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Lini një Përgjigje