TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Maj 2024, 20:34

Dridhen Meta dhe pushtetarët me prona në Britani, Londra aleancë me SPAK për gjetjen e pasurive; vjen në Tiranë Lord Dingemans

Shkruar nga Pamfleti
Dridhen Meta dhe pushtetarët me prona në Britani, Londra aleancë
Lord Justice Dingemans

Të martën që vjen do të mbërrijë në Tiranë Lord Justice Dingemans, Kryetar i Gjykatës së Lartë angleze...

Shtohen telashet për Ilir Metën dhe pushtetarët e tjerë që kanë fshehur para në Londër. SPAK ka hyrë në një fazë të re, duke mos toleruar askënd, por duket se këtë herë do ketë një aleancë shumë të fortë me britanikët, si kundër krimit të organizuar ashtu edhe kundër korrupsionit.

Sot kanë dalë detaje të reja nga vizita e Davit Cameron. Mësohet se ai kishte në plan një takim dhe me Altin Dumanin, por u largua nga Tirana për shkak të shkrirjes së qeverisë britanike. Mësohet se do të ketë një marrëveshje mes SPAK dhe National Crime Agency, me qëllim goditjen e grupeve kriminale shqiptare në Britani, por edhe zbulimin e pasurive të fshehura atje. Mirëpo përveç bandave, në skaner do të jenë dhe zyrtarët që kanë fshehur prona.

Një ndër emrat që është përfolur për prona në Angli është Ilir Meta, të cilit i janë hapur letrat nga SPAK. Madje mësohet se prokuroria ka dërguar dhe letër-porsi në Londër. Po ashtu ka dhe emra të tjerë që kanë fshehur atje llogari bankare dhe prona. Për të gjitha këto, të martën që vjen do të mbërrijë në Tiranë Lord Justice Dingemans, Kryetar i Gjykatës së Lartë angleze për të shpalosur ndihmën e “Zyrës Britanike të Drejtësisë”.

Pra Britani do të angazhohet që të zbulojë dhe më pas të bëhet konfiskimi i çdo qindarkë që rezulton me prejardhje nga individë shqiptarë. Kjo do të jetë kambanë alarmi për politikën, drejtësinë dhe zyrtarë të tjerë, pasi ka shumë atje që kanë fshehur pronat. /Pamfleti

Lini një Përgjigje