TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Janar 2025, 12:33

Dosja “Toyota Yaris”, dorëhiqet gjyqtarja Irena Gjoka

Shkruar nga Pamfleti
Dosja “Toyota Yaris”, dorëhiqet gjyqtarja Irena Gjoka
Gjyqtare Irena Gjoka

Gjyqtare Irena Gjoka ka bërë kërkesë për dorëheqje nga shqyrtimi paraprak ndaj të pandehurve të dosjes "Toyota", ish-drejtuesit të prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka e të tjerë.

Kjo kërkesë për dorëheqje i është pranuar nga zv.Kryetari i Gjykatës. Sipas shortit elektronik kjo dosje i ka rënë gjyqtarit Erjon Çela.

Pas përfundimit të hetimeve, në 4 janar të këtij viti SPAK dërgoi zyrtarisht për gjykim dosjen penale “Toyota Yaris” duke marrë të pandehur ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka dhe funksionarët e tjerë të drejtësisë ish-oficeren e policisë gjyqësore pranë ish-prokurorisë për Krime të Rënda, Erjona Daupaj, avokatin Radovan Çela dhe Astrit Vladin.


Katër të pandehurit e dosjes “Toyota Yaris” akuzohen për korrupsion, zbulim të të dhënave sekrete dhe trafik droge.

Prokuroria e Posaçme, SPAK përfundoi në dhjetor të 2024-ës hetimet ndaj drejtuesit të pezulluar të prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë.

gjyqtare irena gjoka

Lini një Përgjigje