
Ndërtuesi Fatmir Bektashi, ortaku i Jamarbër Malltezit, dhëndrit të ish kryeministrit Sali Berisha është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) paraditen e së hënës.
Bektashi është parë teksa futet në ambientet e SPAK dhe kjo është hera e parë që ai paraqitet që prej vendosjes së masës së sigurisë nga GJKKO. Ai duhet të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të muajit, siç e ka përcaktuar gjykata.
Këtë të hënë, në SPAK do të duhej të paraqitej edhe ish kryeministri Sali Berisha, por ai ka refuzuar ta bëjë diçka të tillë.
Lini një Përgjigje